Maqedoni

“Bashkë vendosim!”, BDI shpalos slloganin zgjedhor

07.11.2016 13:15

“Bashkë vendosim!”, është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim, me të cilin integristët do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit...

Vetë sllogani, thonë nga BDI, tregon se qytetarët, pa dallim etnie e religjioni ose përcaktimi politik, janë vendimtarë për arritjen e synimeve të BDI-së, për të qenë përfaqësuese e fuqishme dhe serioze e shqiptarëve.
 
Nga partia shqiptare në pushtet thonë se janë të gatshëm tu tregojnë qytetarëve se cfarë është realizuar nga premtimet e deritanishme, bashkë me programin e ri elektoral që sipas shtabit zgjedhor të BDI-së, do të përqëndrohet kryesisht në projekte ekonomike. 
 
BDI programin zgjedhor do ta shpallë më 13 nëntor ndërkohë që konventën partiake e ka paralajmëruar për në 20 nëntor.