Botë
Irak, forcat kurde përparojnë në Bashika pranë Mosulit
07.11.2016 13:39
Forcat kurde të Irakut kanë shkëmbyer zjarr gjatë një ofensive për rikthimin e një qyteze, të kontrolluar nga grupi militant “Shteti Islamik”, në lindje të Mosulit...

Qyteti i Bashikas ishte i rrethuar nga forcat kurde, të njohura si “Peshmerga” me javë të tëra. Raportohet se rreth 2,000 luftëtarë të forcave kurde kanë hyrë në këtë qytetet, ku besohet se kanë mbetur rreth 100 militantë.
Sulmet me morataja dhe artileri cilësohen si më të forta dhe më serioze në drejtim të zhdukjes së militantëve të “Shtetit Islamik”.
“Duke u bazuar në sfida, në çdo vend ku nuk ka civilë, nuk duhet të ketë asnjë problem. Aktualisht, sipas shërbimit tonë të inteligjencës, në Bashika nuk ka civilë. Aty ka të mbetur vetëm militant të Daeshit. Ne kishim disa objektiva të cilat i kemi goditur qysh në orët e para të mëngjesit, derisa forcat kanë avancuar dhe jemi duke arritur qëllimin tonë, të kompletojmë misionin të cilin e kemi”,- deklaroi komandanti gjeneral i “Peshmergave”, Iskander Khalil Gardi.
Bashika ndodhet rreth 13 kilometra larg Mosulit. Mosuli ka rënë nën kontrollin e “Shtetit Islamik” qysh në vitin 2014 dhe rikthimi i tij do të ishte goditje e fuqishme për grupin militant.
LEUNORA KALIQI
