Maqedoni

Listat e LSDM-së, reagon Pleniumi Studentor

07.11.2016 14:26

Pleniumi Studentor ka reaguar për vensosjen në listën e LSDM-së të Ivana Tufekxhiq në zonën e parë zgjedhore...

Pleniumi Studentor ka reaguar  për vensosjen në listën e LSDM-së të Ivana Tufekxhiq në zonën e parë zgjedhore, me arsyetimin se e njejta përfaqëson interesat e Pleniumit të Studentëve, në bazë të marrëveshjes së plasuar të LSDM-së me qytetarët. 
 
Plenumi hedh poshtë shkrimet për përfshirjen e një përfaqësuesi të tyre në listën e LSDM-së, duke theksuar se ky plenum nuk ka përfaqësues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 
 
Por vetë Tufekxhiq konsideron se gjithçka ka folur në këto dy vite, tani do të ketë mundësi që ta mbrojë në kuvend.
 
Për të, kandidatura në listat e LSDM-së, është një hap i madh për të, por edhe përgjegjësi para të gjithë atyre që e njohin dhe e përkrahin ose nuk e përkrahin.