Basketboll

Lakers vazhdon shkëlqimin

07.11.2016 14:49

NBA dhe hedh që tani kandidaturën për një vend në zonën “Play Off”...

Kalifornianët mposhtën 119-108 Phoenix Suns në “Staple Center” në prani të 19 000 shikuese, që shijuan emocionet e një ndeshjeje spektakolare. Edhe pse i miri mbi parket realizoi Booker i Suns me 39 pikë, 7 asist dhe 3 topa të kontrolluar nën tabelë, loja kolektive e Lakers u shpërblye me një fitore me 11 pikë diferencën.
 
Zhgënjen Toronto Raptors brenda në “Air Canada Arena” ndaj Sacramento Kings me rezultatin përfundimtar 91 – 96. Edhe pse qëndruan në kryesim gjatë gjithë pjesës së parë të udhëhequr nga DeRozan, që realizoi në total 23 pikë, kanadezët humbën shumë terren sidomos në periodën e tretë, duke shënuar vetëm 16 pikë. Cousins dhe Gay ishin më të mirët për Kings me 23 dhe 22 pikë secili.
 
Dallas Mavericks arriti të fitonte 86 – 75 vetëm në kohën shtesë ndaj Milwaukee Bucks me një rezultat të pjesshëm 12-1. Shkëlqeu në “American Airlines Center” Barnes me 34 pikë, 2 asist dhe 8 ribaund.
 
Shpërthen Denver Nuggets në parketin e Boston Celtics 107-123. Emanuel Mudiay ishte më i miri në këtë ndeshje me 30 pikë, 2 asist e 8 ribaund, ndërsa për Celtics 30 piket Isaiah Thomas nuk mjaftuan për të shmangur humbjen TD Garden të Bostonit.