Futboll

Shqipëria ndaj Izraelit, pa Kaçen, Cikalleshin dhe Gashin

07.11.2016 14:51

Ndërkohë që kemi hyrë në javën e ndeshjes Shqipëri-Izrael, që do të luhet më 12 nëntor, trajneri i kombëtares ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për dy takimet e radhës...

Nga 26 të grumbulluarit mungojnë emra të rëndësishëm si Sokol Cikalleshi, Ergys Kace dhe Shëklzen Gashi, ndonëse futbollisti i Colorado Rapids nuk do të mund të ishte i gatshëm për eliminatoren e radhës për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje në MLS.
 
Rikthehet në kombëtare pas një mungesa disamujore Arlind Ajeti dhe Armando Sadiku.
 
Portierë; Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi.
 
Mbrojtës; Aliji, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Agolli, Veseli, Ajeti.
 
Mesfushorë; Memushaj, Lila, Basha, Grezda, Roshi, Kukeli, Lenjani, Hyka, Xhaka dhe Abrashi.
 
Sulmues; Bekim Balaj, Edgar Cani, Armando Sadiku, Azdren Llullaku e Rey Manaj.