Dimitriev takoi deputetin gjerman Fraj, angazhohet për proces të besueshëm zgjedhor

07.11.2016 15:05

Kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, sot u takua me Torsten Fraj...

Kryeministri  për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, sot u takua me Torsten Fraj, deputet në Bundestagun gjerman dhe raportues kryesor në Bundestag për Republikën e Maqedonisë.

Të dyja palët e kanë theksuar rëndësinë dhe nevojën për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Kryeministri Dimitriev e ka afirmuar përqendrimin e Qeverisë për organizim të procesit të besueshëm zgjedhor dhe e ka theksuar qëndrimin e qartë qeveritar për mbështetje e punës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor për çështje për të cilat Komisioni shpreh nevojë të tillë.

Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se të gjitha partitë politike duhet të kenë qasje pozitive drejt ndërtimit të besimit në procesin zgjedhor dhe se duhet t'i pranojnë rezultatet nga zgjedhjet, me qëllim të krijimit të qeverisë politike, e cila do të ketë përqendrim të plotë në prioritetet për zhvillim të ekonomisë, realizimin e përcaktimit strategjik për anëtarësim në BE dhe NATO, dhe reformat për avancim të standardeve të cilat kanë rëndësi për integrimet europiane dhe euroatlantike.

Në takim është biseduar edhe për menaxhimin e efekteve nga kriza migruese, me ç'rast kryeministri Dimitriev ka theksuar se fundi i krizës politike vendore do të sigurojë edhe cilësi shtesë në tejkalimin e sfidave aktuale dhe potenciale lidhur me emigrantët.

VLORA LATIFI-TOPOJANI