MASh – “Kembrixh”, marrëveshje bashkëpunimi për shkollat e mesme

07.11.2016 15:41

Ministria e Arsimit dhe Qendra Ndërkombëtare për Programe Mësimore pranë Universitetit “Kembrixh”....

Ministria e Arsimit dhe Qendra Ndërkombëtare për Programe Mësimore pranë Universitetit “Kembrixh” nënshkruan marrëveshje katërvjeçare bashkëpunimi për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet.

Ministri Lutfiu potencoi me këtë rast se Maqedonia është  vendi i vetëm në rajon i cili zbaton sistemin arsimor të “Kembrixhit” në arsimin fillor.

“Ky bashkëpunim do të vazhdojë me zbatimin e këtij sistemi cilësor në nivel kombëtar përmes reformimit të programeve mësimore dhe teksteve shkollore nga lënda e matematikës dhe shkencave natyrore edhe në arsimin e mesëm, në të gjitha shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet”,- potencoi ministri Lutfiu.  Marrëveshja e re për bashkëpunim u nënshkrua nga drejtoresha e Byrosë për Zhvillimin e Arsimi, Vesna Horvatoviq, dhe nga drejtori i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për Programe Mësimore në “Kembrixh”, Majkëll O'salivan.