Afganistan, OKB heton vdekjet e civilëve nga sulmet amerikane

07.11.2016 16:01

Kombet e Bashkuara po hetojnë vdekjen e dhjetëra civilëve....

Kombet e Bashkuara po hetojnë vdekjen e dhjetëra civilëve nga sulmet ajrore të ShBA-së në Afganistan.

Misioni ndihmës i OKB-së në Afganistan tha se së paku 32 njerëz janë vrarë dhe 19 janë plagosur nga sulmet në qarkun Buz-e-Kandahari, javën e kaluar.

Shumica e viktimave thuhet të jenë gra dhe fëmijë. “Humbja e jetëve të civilëve është e papranueshme dhe dëmton përpjekjet drejt ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Afganistan”,- thonë nga OKB.

Ushtria e ShBA-së ka pranuar se sulmet ajrore mund të kenë shkaktuar viktima civile.