Maqedoni

Kumanovë, zjarr në Tregun e gjelbër

07.11.2016 16:22

Mbrëmë, rreth mesnate, te lokaliteti pranë Tregut të gjelbër në Kumanovë, ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm...

Mbrëmë, rreth mesnate, te lokaliteti pranë Tregut të gjelbër në Kumanovë, ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm, flakët e të cilit kanë përfshirë një barakë të Ndërmarrjes së prodhimit të bukës dhe prodhimeve tjera të brumit “Zlaten Klas”. 
 
Mirëpo, falë intervenimit të shpejtë të njësitit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar shpejtë, kurse me këtë është penguar përhapja e zjarrit edhe në kompleksin e dyqaneve që ishin ngjitur me barakën. 
 
Ndryshe, ky është zjarri i dytë i shkaktuar brenda vetëm  pak ditësh në këtë rrugë në pjesën qendrore të qytetit të Kumanovës.
 
Në vendin e ngjarjes menjëherë  kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, Policisë dhe të EVN-së. 
 
Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet, kurse organet e rendit po e hetojnë rastin. 
 
NEXHAT AQIFI