Popovska: Nuk do të jem në listën e LSDM-së

07.11.2016 16:38

Kryetarja e Rilindjes Demokratike të Maqedonisë, Liljana Popovska....

Kryetarja e Rilindjes Demokratike të Maqedonisë, Liljana Popovska, heq dorë nga vendi i deputetes në listën e LSDM-së.

Popovska ishte e katërta në listën e LSDM-së për Njësinë e dytë zgjedhore, por është hasur, sipas saj, me presione të shumta nga përkrahësit.

“Në politikë është me rëndësi shembulli personal. Për mua nuk është hera e parë që në emër të parimeve të heq dorë nga ndonjë funksion. Kam hequr dorë nga pozitat zëvendësministre, nënkryetare e Kuvendit, nga pjesëmarrja në Qeverinë aktuale, ndërsa ja tani edhe nga vendi i sigurt i deputetes. Asnjëherë nuk jam penduar për vendimet e mia dhe edhe tani nuk do të pendohem. Njeriu duhet të përcjellë parimet e veta dhe të mendojë para së gjithash për të mirën e përgjithshme”,- deklaroi kryetarja e Rilindjes Demokratike të Maqedonisë, Liliana Popovska.

Edhe Plenumi Studentor ka reaguar për vendosjen në listën e LSDM-së të Ivana Tufekxhiq në zonën e parë zgjedhore. Plenumi hedh poshtë shkrimet për përfshirjen e një përfaqësuesi të tyre në listën e LSDM-së, duke theksuar se ky Plenum nuk ka përfaqësues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. (Naim Ramadani, TVM2)