PDSH mbajti tubim në Gostivar
Kryetari i PDSH-së dhe njëherit bartës liste i njësisë së gjashtë zgjedhore, Menduh Thaçi, për shkak të reshjeve intensive të shiut, mbrëmë mbajti një fjalim më të shkurtë, duke kërkuar mirëkuptim nga simpatizuesit dhe anëtarët e kësaj partie, të tubuar në sheshin e Gostivarit……..

“Unë ju bëj thirrje që masovikisht të dilni në zgjedhje dhe të votoni opsionin tonë politik, për shqiptarët dhe lirinë e tyre. Puna është e kryer. PDSH do të përfaqësojë të drejtat e shqiptarëve në të ardhmen”.
Kështu deklaroi lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në tubimin e parafundit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, para simpatizantëve të kësaj partie, në sheshin e Gostivarit. Kryetari i PDSH-së dhe njëherit bartës liste i njësisë së gjashtë zgjedhore, Menduh Thaçi, për shkak të reshjeve intensive të shiut, mbrëmë mbajti një fjalim më të shkurtë, duke kërkuar mirëkuptim nga simpatizuesit dhe anëtarët e kësaj partie, të tubuar në sheshin e Gostivarit, theksoi se më 27 prill, shqiptarët do të ecin bashkërisht drejt rrugës së fitores.
Thaçi më tej theksoi se PDSH-ja do të deligjitimojë politikat diskriminuese të BDI-së gjatë qeverisjes së saj, që sipas tij, shqiptarët i ka sjellë në një gjendje të mjerueshme.
“Unë ju shpreh mirënjohje për mbështetjen që po na jepni edhe në këto kushte, duke qenë pranë nesh. Më 27 prill të ecim bashkërisht drejt rrugës së fitores. Ata që kanë bërë zullume në Gostivar, do të marrin përgjigjen e duhur. Ju lus edhe njëherë që të angazhoheni maksimalisht më 27 prill dhe nga 28 prilli unë do të angazhohem për ju. Prej atë ditë nuk do të ketë hordhi të policisë, hordhi të inspekcisë. Ju do të jeni tërësisht të mbrojtur, të sigurt, rehat dhe me idare të mirë. Premtimi i dytë që do të realizohet brenda disa muajve, përveç atyre që kanë bërë krime, të gjithë shqiptarët që kanë telashe me ligjin, siç janë paditë kundërvajtëse dhe dënime, do të përfshihen me ligjin për amnesti. Çdo biznes i vogël e madh, si kafiteri, çajtore, dyqane e biznese tjera, të gjitha do të falen. Ata do të thonë se si do t`i bëjë kryetari juaj këto”, theksoi lideri i PDSH-së, Thaçi.
Partia Demokratike Shqiptare gjithashtu dje ka vizituar edhe fshatin Dobridoll të Gostivarit, ku para banorëve të kësaj ane fillimisht kanë promovuar kandidatin për deputet në Amerikë. Kryetari i PDSH-së, Thaçi, duke promovuar kandidatin për deputet në Amerikë, tha se përmes këtij kandidati në Amerikë do të promovohen ndryshimet të cilat është koha për t’i realizuar Partia Demokratike Shqiptare. Sipas tij, ndryshimet të cilat nuk kanë arritur që nuk kanë arritur të bëhen për shqiptarët, ka kapacitet t’i plotësojë PDSH-ja.
“Ky e përcjell mesazhin e gjithë vëllezërve tanë në Amerikë, se ata kanë besuar se këta që e kishin pushtetin 11 vite, nuk bënë asgjë të mirë, vetëm i çuan punët mbrapsht dhe tash është momenti i duhur, siç tha doktor Gaziu, për të ndodhë ndryshimi. Sa të shqetësuar janë, sa të zbehur janë, sa shumë piskasin. S’kanë lënë vend, lokale, çajtore, pilare, ku është dashtë unë të shkoj, që si kanë thënë zotni do ta mshelim”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Lideri i PDSH-së, Thaçi, para banorëve të Dobrodollit u shpreh se nëse kjo parti është e qëlluar për të realizuar ndryshimet, të cilat sipas tij, me vite i pret populli shqiptarë, do ta kemi shumë të vështirë në fillim, u shpreh Thaçi, për të shtuar se nëse bëhen bashkë të gjithë shqiptarët, kjo vështirësi mund të tejkalohet vetëm për disa muaj. “ Liria e vërtetë për çdo shqiptarë” në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Maqedonisë, do të arrihet vetëm përmes angazhimit të PDSH-së. Të tjerët dhe partneri ynë e di se me PDSH-në është ndryshe, mbështetjen që do ta marrim më 27 prill, do ta përdorim për të mirë, për punë të mira, për të mirën e kombit shqiptarë dhe për të mbërri qëllimin që e synojmë të gjithë shqiptarët, theksoi Thaçi. Ai më tej shtoi se nëse PDSH-ja vjen në pushtet, brenda disa muajve do të ketë amnesti të përgjithshme për të gjithë shqiptaret që kanë problem me ligjin, sepse kjo parti të gjithë e dinë se nuk i nënshtrohet askujt.
Para banorëve të Gostivarit, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se BDI me vite të tëra ka gënjyer shqiptaret për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, sipas tij, partia e integristëve ka dëshmuar se nuk ka potencial për të debllokuar proceset euro-integruese. (Sanije Kasami, TVM2)
