Ekonomi
OEM: qytetarët të bëjnë transformim të informacioneve për produktet e tyre
07.11.2016 18:37
Mbi 70 për qind e qytetarëve të vendit shfrytëzojnë internetin, mbi 60 për qind tregtojnë online...

Mbi 70 për qind e qytetarëve të vendit shfrytëzojnë internetin, mbi 60 për qind tregtojnë online, kështu që kompanitë duhet të bëjnë transformim të informacioneve në mënyrë digjitale për shënimet dhe produktet e tyre për të rritur profitin, këshillojnë nga Oda Ekonomike.
Ky hap do t’ju ndihmojë sipërmarrësve të rinj në vend që të mund përhapin idetë e tyre dhe që t’i largojnë problemet në plasimin e ideve apo shërbimeve.
“Të gjithë ato kompani të suksesshme në botë janë kompani që kanë filluar me kompani start up, por megjithatë me klimë më të mirë biznesi, ambient më të përshtatshëm dhe ide të mirë janë këtu ku janë, përkrah vështirësive të tyre, ashtu që të gjithë të rinjtë dhe ata persona që kanë ide kreative, të ndihmojnë në realizimin e ideve të tyre”,- deklaroi Sofçe Jovanovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
“Mund të ndodhë që të kenë ide të mrekullueshme, por nuk ka treg përkatës shpeshherë, start up-ëve u mungojnë kontakte, që do të thotë se janë të izoluar dhe nuk kanë kontakte me kompani të vendit, po ashtu edhe nga jashtë, prandaj ne mundohemi që në ato pjesë, si në qasjen e financave ashtu dhe në qasjen e tregut, t’ju ofrojmë të gjitha informacionet thelbësore”,- theksoi drejtoresha e PSM të Inkubatorëve, Gabriella Kostovska Bogoeska.
Statistikat nga viti i kaluar tregojnë se nga 70 139 biznese, 80 për qind janë në maksimum. Me nëntë të punësuar dhe 10 për qind janë bizneset start up.
GAZMEND REXHEPI
