Maqedoni

Dibër, filloi asfaltimi i rrugës “Ura e Boshkut”

07.11.2016 19:09

Ka filluar sot asfaltimi i rrugës më të dëmtuar në Dibër, asaj që lidh qytetin me vendin e njohur si “Ura e Boshkut”...

Firma ndërtuese thotë se asfaltimi i rrugës nga “Kosovrasti” deri te “Ura e Boshkut” do të përfundojë brenda dhjetë ditëve.

Tenderin për asfaltimin e rrugës 8-kilometrash e ka fituar firma “Eskavator” nga Ferizaj.

Drejtuesit e saj thonë se këtë vit do të shtrohet shtresa e parë e asfaltit, ndërsa shtresa e dytë përfundimtare pritet të shtrohet deri në fund të muajit mars. 

Në këtë rrugë nuk ka pasur investime që nga viti 1969 edhe pse është rruga kryesore hyrëse në qytetin e Dibrës dhe si e tillë është mjaft e rëndësishme për banorët e këtij qyteti.