Botë

Në periferi të Munihut do të ndërtohet mur si mbrojtje nga refugjatët

07.11.2016 20:52

Në një periferi në Munih do të ndërtohet një mur, më i madh se Muri i dikurshëm i Berlinit...

Në një periferi në Munih do të ndërtohet një mur, më i madh se Muri i dikurshëm i Berlinit, me qëllim që banorët lokalë të ndahen prej refugjatëve, shkruajnë mediat gjermane. 
 
Siç theksohet, muri në vendin Mojterlah Sud do të jetë i lartë katër metra.
 
Muri do t'i ndajë banorët prej kësaj pjese të Munihut nga kampi i refugjatëve.
 
Muri do të jetë prej guri, ndërsa në kampin e refugjatëve do të qëndrojnë rreth 160 fëmijë të refugjatëve, të cilët kanë mbërritur në Gjermani pa shoqërues.