Botë

Hungari, parlamenti voton për kuotat e migrantëve të BE-së

08.11.2016 10:15

Ligjvënësit hungarezë sot votojnë për amendamentin kushtetues me të cilin do të ndalohej vendosja e migrantëve në këtë vend...

Ky votim në parlament po bëhet si reagim ndaj kuotave të përcaktuara nga Bashkimi Europian, për të cilat ishte arritur pajtueshmëria vitin e kaluar, sipas të cilave nëpër gjithë BE-në do të shpërndaheshin 160 mijë migrantë.
 
Sipas këtyre kuotave, Hungaria duhet t’i pranojë 1,294 migrantë. Në muajin tetor hungarezët votuan në referendum për refuzimin e kuotave të BE-së, por pjesëmarrja e vogël e votuesve e bëri referendumin e pavlefshëm.