Maqedoni
Disa lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike
08.11.2016 11:57
Konsumatorët e rrugëve, "Zhivko Çingo" dhe "Radnjanska" në komunën Aerodrom nesër nga ora 8 deri në 13:30 do të jetë pa energji elektrike...

Nga ora 10:30 deri në 12:30, pa furnizim me energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e konsumatorëve të fshatit Mirkovci, ndërsa nga 8:30 deri në orën 15 konsumatorët e rrugëve 58, 72 dhe 80 në fshatin Vollkovë.
Në periudhën nga ora 9 deri në 12:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e ndërtesave "112" dhe "116", në bulevardin "Mitropolit Teodosij Gologanov".
Një pjesë e përdoruesve nga fshati Gërçec i Shkupit do të jenë pa energji elektrike nga ora 9 deri në ora 15 dhe nga ora 12 në ora 15, një pjesë e konsumatorëve nga fshati Bojanë. Nga pra 9:30 deri në 10:30 pa energji elektrike do të jenë edhe përdoruesit e fshatrave Raoviq, Harnaqi, Paniçar, Semenishtë, Bukoviq dhe Llaskarcë në komunën e Sarajit.
Siç kumtoi QRMK - Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik./Mia
