Botë

Amerika zgjedh presidentin, sytë e botës tek votat e 538 votuesve të mëdhenj

08.11.2016 13:11

Presidenti amerikan nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, por nga 538 të ashtuquajturit “Votues të mëdhenj”, që formojnë Kolegjin Zgjedhor...

Ky numër përbëhet nga 435 kongresmenë, plus 100 senatorët dhe tre përfaqësuesit e distriktit të Kolumbias. Gara për Shtëpinë e Bardhë fillon me betejat brenda partive për zgjedhjen e kandidatëve demokratë e republikanë, por mund të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur që arrijnë të sigurojnë firmat e nevojshme.
 
Në korrik mbahen konventat e dy partive, ku shpallet kandidati fitues. Numri minimal për të siguruar biletën për në Shtëpinë e Bardhë është 270 vota. Zgjedhjet sipas ligjit zhvillohen të martën e parë të muajit nëntor, datë kjo që varion në vite të ndryshme mes datave 2-8 nëntor. Në 9 dhjetor voton Kolegji Elektoral dhe në 20 janar presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës merr zyrtarisht detyrën. 
 
Presidenti i parë i zgjedhur në 1789 ishte George Uashington. I 44 i zgjedhur në 2008 dhe i fundit i  konfirmuar në 2012 është Barack Obama.