Maqedoni
Avokati i popullit mbron të mdrejtën e votës
26.04.2014 16:13
Në zyrën e Avokatit të Popullit të nesër, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrethit të dytë nga zgjedhjet presidenciale...

Gjat ditës së nesërme kur është paraparë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrethi i dytë i zgjedhjet presidenciale, nga zyra e Avokatit të Popullit bëjnë të ditur se prej orës 7 deri në orën 19 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës.
Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se do të hapen të gjitha shtatë zyrat, në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip me qëllim që t'u ndihmojë në realizmin dhe mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për të votuar.
"Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve i mbron me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera, të cilat janë të obliguara t'u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara. E drejta e votës është e garantuar me kushtetutë si e drejtë e barbarëtë, universale dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe askush nuk duhet të ftohet në përgjegjësi për shkak realizimit të kësaj të drejte, për këtë shkak jorastësisht shkelja e lirisë dhe përcaktimit të votuesve si dhe shkelje të tjera të së drejtës së votës me vepra ndëshkuese," thuhet në njoftimin e Zyrës së Avokatit të Popullit.
