Gjermani: Arrestohen pesë xhihadistë të cilin ishin rekrutuar për ISIS

08.11.2016 13:44

Policia gjermane ka arrestuar sot pesë persona të dyshuar për lidhje me shtetin islamik...

Policia gjermane ka arrestuar sot pesë persona të dyshuar për lidhje me shtetin islamik, në dyshimin se luftëtarët ishin rekrutuar për njëgrup xhihadistësh.

“Pesë nga të pandehurit kanë formuar një rrjet të grupit salafistë të udhëhequr nga Ahmed Abdulaziz Abdullahu”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

Qëllimi që kishte udhëhequr irakianin 32 vjeçar, është dërguar nga njerëzit e shtetit islam në Siri, raporton AFP.

Në mesin e të arrestuarve ishin dy shtetas turq të cilët dyshohet se ishin të ngarkuar për të shkolluar luftëtarët rekretutues në gjuhën arabe, dhe se ata ishin të indoktrinuar me përmbaje islamike.

Udhëheqësi i këtij grupi ka miratuar se kishte bërë nisjet e luftëtarëve në Siri, ku nëpërmjet këtij rrjeti, të paktën një i ri dhe familja e tij ishin dërguar në fushën e betejës në Siri.

Sipas të dhënave nga shërbimet gjermane, 820 xhihadistë shkuan nga Gjermania për të luftuar në Siri apo Irak.