Klos, një 40 vjeçar vdes pasi e merr rrjedha e përroit

08.11.2016 14:04

Një 40 vjeçar ka humbur jetën në Klas pasi është marrë nga rrjedha e lumit....

Policia e Matit bën me dije se viktima është shtetasi me inicial Gj.N. 40 vjeçari dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e përroit në fshatin Plan i bardhë.

Viktima ka qenë duke kaluar nga njëri krah i përroi në krahun tjetër me anë të një fuoristrade, të cilën e ka marrë rrjedha e përroit.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 40 vjeçarit.

Ndërkohë, një familje tjetër është në rrezik, pasi kati i parë i banesës së tyre është mbuluar nga uji.

Pritet ardhja e një helikopteri për të nxjerrë nga banesa 6 anëtarët e familjes, të cilët po qëndrojnë në katin e dytë të ndërtesës së rrethuar nga prurjet e shumta të ujit. Korrespondenti i Ora News njofton se lumi Mat, ka prurje të jashtëzakonshme.