Botë

Çavushoglu sulmon Gjermaninë: Po i mbështesni terroristët kundër Turqisë

08.11.2016 14:24

Shefi i Diplomacisë turke, Mevlur Cabushoglu, ka akuzuar Gjermaninë se po i jep mbështetje organizatave terroriste, duke iu referuar Partisë kurde...

PKK po i zhvillon aktivitetet e saj në Gjermani dhe ata po i përkrahin dhe tolerojnë aktivitetet e tyre kundër Turqisë.

Gjermania është shteti që më së shumti mbështet aktivitetet terroriste kundër Turqisë.

Gjermania e konsideron veten si shtet me demokraci të klasit të parë dhe Turqinë e shikon si shtet i kategorisë së dytë.

Ne kërkojmë të na trajtojnë si partner të barabartë, deklaroi Cavushoglu në një pres-konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Bosnjë Hercegovina, Igor Crnadak.