Maqedoni

Sh. F. “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” - Haraçinë, Bajrami: nesër në shkollë do të ketë ngrohje

08.11.2016 15:42

Me vetiniciativë, drejtoria e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe komuna e Haraçinës

Me vetiniciativë, drejtoria e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe komuna e Haraçinës po e rregullojnë sistemin e ngrohjes që ishte dëmtuar si pasojë e vërshimeve të gushtit. Ata thonë se pasi Ministria e Arsimit nuk u ka dalë në ndihmë, ishin të detyruar që vetë të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.  
 
“Ne jemi në përfundimin e sipër të montimit të kontrollit. Do të thotë se mjeshtërit e kontrollojnë rrjetin elektrik, pompat a punojnë në rregull, lëndën djegëse, edhe ajo do të mbarojë, sot do t’i provojmë dhe nesër me siguri do të startojmë me ngrohje”,- deklaroi drejtori i Shkollës “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, Rexhep Bajrami.
 
“E kemi marrë këtë iniciativë së bashku me drejtorin që ne ta marrim përsipër dhe ta rregullojmë edhe ngrohjen. Dihet se tani shkojmë nga stina e dimrit dhe ka një janë qeë intensivisht këtu. Sa i takon rregullimit, shkaku i vërshimeve poshtë që ishin edhe motorët për ngrohje, Ministria e Arsimit na doli në ndihmë me mekanizma, me mjete për pastrim, kurse ne si komunë jemi të interesuar, pasi që nuk kanë mund të sigurojnë mjete prej ndonjë donacioni apo ministrie”,- theksoi kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi.
 
Kryetari Ajvazi theksoi se probleme të këtilla me ngrohjen nuk ekzistojnë në shkollat periferike të kësaj komune, si në Orllancë, Mojancë dhe Grushinë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ