Maqedoni

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi: VMRO dhe LSDM nuk do mund ta formojnë qeverinë

08.11.2016 16:02

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi ka akuzuar sot dy partitë më të mëdha maqedonase se në 25 vitet e kaluara...

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi ka akuzuar sot dy partitë më të mëdha maqedonase se në 25 vitet e kaluara, herë njëra e herë tjetra, kanë ndikuar në varfërimin e drejtpërdrejtë të klasës punëtore.
 
VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk do të mund të fitojnë mandate të  mjaftueshme të deputetëve, pasi të dyja këto parti 11 herë në këto 25 vjet e kanë shkatërruar standardin jetësor, theksuan sot në pres-konferencë nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi.
 
“Blloku i tretë, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, do të marrë numër të mjaftueshëm të mandateve të deputetëve për formimin e qeverisë, pasi klasa punëtore, e organizuar nga organizatat sindikate dhe Partia punëtore, pa dallime të përkatësisë kombëtare dhe fetare, sigurt do të kuptojnë se vetëm përfaqësuesit e klasës si deputetë të Kuvendit mund t’i plotësojnë plotësisht kërkesat klasore për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, për një standard më të lartë jetësor dhe rritje të të drejtave politike, siç janë: njësimi i të drejtave udhëheqëse në të gjitha firmat, edhe atë 50% në bazë të kapitalit dhe 50% në bazë të punës së punëtorëve”- u tha nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi.