Maqedoni
Sot votojnë të sëmurit, burgosurit dhe mërgimtarët
26.04.2014 16:15
Në Republikën e Maqedonisë të dielën do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të pesta presidenciale dhe zgjedhjet e tretat të parakohshme parlamentare...

Në Republikën e Maqedonisë të dielën do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të pesta presidenciale dhe zgjedhjet e tretat të parakohshme parlamentare.
Në 3.480 qendra të votimit në vend të drejtën për të votuar në zgjedhjet presidenciale e kanë 1.779.572 votues, ndërsa në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë të regjistruar 1.780. 128 votues.
Në vendvotime do të ketë dy certifikata nga lista zgjedhore, një për zgjedhjet parlamentare, ndërsa e dyta për zgjedhjet presidenciale.
Në zgjedhjet presidenciale qytetarët do të mund të zgjedhin mes kandidatit të VMRO - DPMNE-së dhe koalicionit dhe presidentit të deritanishëm Gjorge Ivanov dhe kandidatit të LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski. Ivanov në rrethin e parë të zgjedhjeve më 13 prill fitoi 449.442 vota, ndërsa Pendarovski 326.164 vota.
Për president do të zgjidhet kandidati i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të fitojë më shumë vota me kusht që në votim, të dalin të paktën 40 për qind nga gjithsej trupi votues. Këtë vit për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë pasur edhe shtetas të Maqedonisë jashtë vendit.
Të pranuar në afat janë paraqitur 8.332 qytetarë të Maqedonisë, të cilët kanë pasur mundësinë të votojnë dje, një ditë para zgjedhjeve, në 34 vendvotime në njësitë elektorale 7 (Evropë dhe Afrikë), 8 (Amerikë e Veriut dhe Amerikë e Jugut ) dhe 9 (Australi dhe Azi).
Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë të tretat me radhë në seri në Maqedoni, ndërsa të tetat parlamentare, janë dorëzuar 14 lista të kandidatëve për 123 vendet në Parlament.
Lista kanë dorëzuar pesë koalicione dhe nëntë parti politike. VMRO - DPMNE dhe koalicioni, LSDM dhe koalicioni dhe BDI-ja kanë dorëzuar lista në të gjitha njësitë zgjedhore. PDSH-ja ka dorëzuar lista për NJZ 1,2,3,5,6,7 dhe 8, RDK për NJZ 1,2,5,6 dhe 7, PPD vetëm për Njësinë zgjedhore gjashtë, koalicioni "Për Maqedoninë pozitive" në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6, koalicioni "Dinjitet për Maqedoninë" në NJZ 1,2,3,4,5,6 dhe 8, VMRO-PP në NJZ 1,2,3,4,5,6, LPM në NJZ 1,2,3,4,5, PSDM në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6, PPE 21 në NJZ 21 1 dhe 2, PIE në NJZ 1,2,5 dhe 6, koalicioni GROM në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6. Përfaqësuesit zgjidhen sipas modelit proporcional në Maqedoni, ndërsa sipas modelit të shumicës në diasporë.
Territori i Republikës së Maqedonisë është i ndarë në gjashtë njësi elektorale dhe në secilën zgjidhen nga 20 deputetë, ndërsa tre deputetë zgjidhen në diasporë - nga një deputet nga tre zonat zgjedhore: Evropë dhe Afrikë, Amerika e Veriut dhe e Jugut, Australi dhe Azi.
Të drejtë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë 1.780.128 qytetarë. Sipas njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në njësinë e parë në Listën zgjedhore janë regjistruar 297.686 votues, në NJZ 2, 306.067, në NJZ 3.280.891, në të katërtën 280.810, në NJZ 5, 286.434 dhe në të gjashtën 304.458 votues.
Më shumë të paraqitur për votim në diasporë ka në NJZ 7 (Evropë dhe Afrikë) 18.911, në të tetën (Amerika e Veriut dhe e Jugut) 3.337, ndërsa në NJZ 9 (Australi dhe Azi) 1.534. Nesër voton diaspora, të burgosurit, personat nën arrest shtëpiak, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.
Për të monitoruar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë akredituar mbi 9.000 vëzhgues vendas dhe mbi 400 të huaj. Deri më tani janë mbajtur katër zgjedhje për president të Republikës së Maqedonisë, në vitin 1994, 1999, 2004 dhe 2009.
Zgjedhjet e para për deputetë në Kuvend u mbajtën në vitin 1990, të dytat në vitin 1994, të tretat në vitin 1998, të katërtat në vitin 2002, të pestat në vitin 2006, ndërsa të gjashtat në vitin 2008 dhe të shtatat në vitin 2011.
