Maqedoni
BDI: barazi të plotë për shqiptarët në çdo sferë
08.11.2016 16:50
BDI thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të kenë barazi të plotë në shtet...

Nëse në dhjetë vitet e kaluara shqiptarët luftuan për të drejtat bazike, tani është koha që të jenë të barabartë edhe në të gjitha sferat e tjera të jetës e në veçanti në atë ekonomike, thonë nga BDI.
“Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin asgjë më pak se barazi të plotë, prosperitet ekonomik dhe finalizim të integrimeve në BE dhe NATO. Nëse në dhjetë vitet e kaluara i kemi kërkuar liritë dhe të drejtat elementare, të drejtat në arsim etj, tani është koha të përqendrohemi në kërkesat ekonomike”,- deklaroi Driton Kuçi nga BDI.
Nga BDI thonë se do të dalin me ofertë serioze ekonomike në zgjedhjet e dhjetorit, përshirë punësimet, investimet, arsimin etj.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se përse ka pasur ngecje në realizimin e këtyre të drejtave në këtë periudhë sa BDI është pjesë e ekzekutivit, nga BDI thonë se realizimi i të drejtave të shqiptarëve është një proces që zgjatë.
SANIJE DURAKU
