Futboll
Zyrtare, Pioli trajneri i ri i Interit
08.11.2016 17:21
Mungonte vetëm zyrtarizimi por tashmë edhe ai ka ardhur. Stefano Pioli është trajneri i ri i Interit...

51-vjecari nga Parma arriti të fitonte konkurencën me spanjollin Marcelino Garcia Toral dhe do të jetë pikërisht ish tekniku i Lazios pasuesi i Frank De Boer në stolin e Interit.
Pioli do të ketë detyrën e vështirë për të rikthyer Interin në rrugën e duhur pas një periudhe shumë negative në aspektin e rezultateve.
Klubi zikaltër me një komunikatë në faqen zyrtare bëri të ditur angazhimin e Stefano Piolit si trajner të ri të skuadrës.
51-vjecari ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Interin deri në verën e vitit 2018.
Stefano Pioli do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave në qëndrën stërvitore të Interit, Angelo Moratti, këtë të Enjte.
Pasi zgjidhi me konsensus kontratën me Lazion klub nga i cili është larguar prej disa muajsh, Pioli u zyrtarizua si trajneri i ri Interit.
Italiani është trajneri i 9-të që emërohet në krye të skuadrës zikaltër që pas largimit të Jose Mourinhos në vitin 2010, me shpresën se ai nuk do të ketë fatin e Benitez-it, Leonardos, Gasperinit, Ranierit, Stramaccionit, Mazzarrit, Mancini-it dhe De Boer-it.
Puna më e vështirë nis tani për Stefano Piolin që më parë në Serinë A, përvec Lazios ka drejtuar edhe skuadra si Chievo Verona e Bologna.
