Ekonomi
Programin Erasmuz+ , kompanitë fitojnë kuadër më cilësor
08.11.2016 17:41
Me aplikimin e programin Erasmuz+, kompanitë fitojnë kuadër më cilësor...

Me aplikimin e programin Erasmuz+, kompanitë fitojnë kuadër më cilësor, zgjerojnë bashkëpunimin e tyre dhe në këtë mënyrë bëhen më konkurrente në treg.
Sipas drejtorit të Agjencisë kombëtare për programe europiane arsimore, kompanitë janë të kënaqura nga programi Erazmus plus dhe gjithnjë e më shumë aplikojnë, veçanërisht në pjesën e trajnimit të të punësuarve. Së shpejti do të publikohet thirrja për shfrytëzimin e mjeteve për vitin 2017, ndërsa Maqedonia në dispozicion i ka gjithsej 6,25 milionë euro.
"Në vitin 2016 shfrytëzuesit e programit Erasmuz+ janë Oda për Sigurim Privat dhe Oda Ekonomike për Turizëm me grande me shumë të përgjithshme prej 200 mijë euro. Sivjet janë edhe gjashtë subjekte afariste private dhe 10 institucione të larta arsimore private, që dëshmon për faktin se programi është atraktiv dhe interesant për subjektet afariste",- deklaroi drejtori i Agjencisë kombëtare për programe europiane arsimore, Darko Dimitrov.
Lidhja e Odave Ekonomike e sheh programin "Erazmus+" si mundësi për krijimin e kuadrit cilësor në procesin e arsimit formal dhe joformal.
"Kuadri cilësor është sfidë për çdo kompani, kusht i pashmangshëm për funksionimin e kompanive, për punën e tyre të suksesshme dhe konkurrencën në treg",- theksoi drejtori operativ i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Aleksandar Zarkov.
Prej vitit 2015, në bashkëpunim me Odat Ekonomike, bëhen trajnime për kompanitë për mundësitë të cilat i ofron ky program.
ERSAN PAJAZITI
