Maqedoni
Bejli: Përkrahja e ShBA-ve për Maqedoninë nuk ndryshon
09.11.2016 10:07
Përkrahja amerikane për Maqedoninë do të mbetet e njëjtë dhe politika e jashtme e Amerikës nuk do të ndryshojë...

Përkrahja amerikane për Maqedoninë do të mbetet e njëjtë dhe politika e jashtme e Amerikës nuk do të ndryshojë, deklaroi ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, në fjalimin e tij të mbajtur përpara të pranishmëve në ngjarjen e organizuar nga Ambasada për pritjen e rezultateve nga zgjedhjet presidenciale në ShBA.
“Pa marrë parasysh se kush e udhëheq zyrën e Shtëpisë së Bardhë, politikat tona ngelen të njëjta me shtetet që i kemi miq, siç është Maqedonia. Në karrierën time prej 31 vitesh kam qenë duke i shërbyer shtetit për 15 vite nën udhëheqjen e demokratëve, ndërsa për 16 vite i kam shërbyer udhëheqësisë së republikanëve. Ju siguroj se sfidat tona nuk varen nga politika në Shtëpinë e Bardhë. Partneriteti ynë e vendos rrugën tonë të përbashkët”,- deklaroi ambasadori i ShBA-ve, Xhes Bejli.
Njëherit, Bejli tha se do t’i përkrahë të gjitha partitë politike në vend, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.
ERSAN PAJAZITI
