Maqedoni
Rëshqitje e dheut në rrugën "Dellçevë - Makedonska Kamenicë
09.11.2016 14:07
Në aksin rrugor Dellçevë-Makedonska Kamenicë në vendin e quajtur Borisheto...

Në aksin rrugor Dellçevë-Makedonska Kamenicë në vendin e quajtur Borisheto, për shkak rrëshqitjes së dheut komunikacioni për automjetet e lehta zhvillohet në devijim në gjatësi prej 100 deri 150 kilometra. Automjetet e rënda transportuese nuk lëshohen derisa zgjasin punët për pastrimin e aksit rrugor, informon Qendra Dispeçere e NP "Rrugët e Maqedonisë".
Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" dhe SHAN "Granit" punojnë në pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe normalizimin e komunikacionit.
Komunikacionin e rregullon policia e komunikacionit dhe pritet normalizimi i tij në afat sa më të shkurtër të mundshëm./Mia
