Maqedoni

“Freedom House”: Maqedonia, vend me media jo të lira

09.11.2016 17:41

Organizata Ndërkombëtare “Freedom House” e vlerëson Maqedoninë si vend jo i lirë kur bëhet fjalë për mediat dhe fjalën e lirë...

Në raportin e fundit të “Freedom house”, Maqedonia nga grupi i vendeve pjesërisht të lira tani bën pjesë në grupin e vendeve jo të lira.
 
Si arsye për rënien në grupin e vendeve jo të lira, vlerësohet se janë përgjimet ndaj gazetarëve dhe  raportet e mira në mes të pronarëve të mediave, gazetarëve dhe pushtetit.
 
“Zbulohet se ka përgjim të madh të paligjshëm qeveritar të gazetarëve, lidhje korruptive midis zyrtarëve dhe pronarëve të medieve, rritje të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punonjësve të medias”,- thuhet në këtë raport. 
 
Gjithashtu raporti shpjegon se mediat në Maqedoni janë thellësisht të politizuara, ndërkohë që gazetarët janë shumë pak të paguar derisa përballen me kërcënime dhe maltretime të shumta, pikërisht ato që merren me raportet dhe analizat e gazetarisë hulumtuese dhe kritikët.
 
“Vetëcensura ndërmjet gazetarëve është e zakonshme, kryesisht për shkak të presionit nga pronarët e mediave me biznes të veçantë apo interesa politike, dhe, së fundi, për shkak të shqetësimit nga përgjimet. Gazetarët paguhen dobët dhe përballen me kërcënime dhe keqtrajtime kur kanë të bëjnë me gazetarinë hulumtuese apo shkrime kritike”,- thuhet në raport.
 
ERSAN PAJAZITI