OEMVP dhe komunat e rajonit të Pollogut: të hapet vendkalim kufitar në Jazhincë
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore në bashkëpunim me komunat e rajonit të Pollogut dhe sipërmarrësit...

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore në bashkëpunim me komunat e rajonit të Pollogut dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë rajon kërkojnë hapjen e terminalit doganor në Pollog, më saktë në vendkalimin kufitar në Jazhincë.
OEMVP edhe më herët ka dërguar një iniciativë të tillë tek institucionet. Sipërmarrësit e këtij rajoni bashkë me OEMVP-në vlerësojnë se një terminal i ri do të lehtësonte vështirësitë me të cilat ballafaqohen kompanitë sa i përket procedurave të eksportit dhe importit të mallrave.
OEMVP thotë se në vazhdimësi ndërmerr masa për të lehtësuar procedurat doganore dhe është vazhdimisht në kontakt me komunitetin e biznesit dhe Drejtorinë e Doganave për të zbatuar reformat e nevojshme.
Vetëm në rajonin e Pollogut zyrtarisht janë të regjistruar rreth 11.000 persona juridik, të cilët direkt ose indirekt janë të prekur prej shërbimeve nga ky terminal.
1567 kompani të analizuara nga ky rajon kanë një qarkullim vjetor prej mbi 550 milionë euro dhe punësojnë më shumë se 11,500 persona.
