Maqedoni

Debat kundër antisemitizmit, Holokausti - histori e errët e njerëzimit

09.11.2016 18:24

Në ditën ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit, Qendra memoriale e Holokaustit të Hebrenjëve nga Maqedonia...

Në ditën ndërkombëtare  kundër fashizmit dhe antisemitizmit, Qendra memoriale e Holokaustit të Hebrenjëve nga Maqedonia, Instituti I trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni dhe Instituti I historisë nacionale, organizuan debat në përkujtim të viktimave të holokaustit.
 
9 nëntori I vitit 1938 paraqet një date të rëndësishme të së kaluarës së njerzimit, kur nisi gjenocidi I paparë ndaj hebrenjve.  
 
“Data e kësaj konference është e lidhur me ngjarjet e nentorit te vitit 1938 në Gjermani, kur forcat gjermane filluan egzekutimin kundrjet popullit hebrej, shtepevi hebrej dhe shume hebrej jane vrare dhe shum te tjere u torturuan. Kjo histori e dhimbshme dhe nuk guxon të përsëritet”, tha ambsadorja e gjermanisë në RM Kristine Althauzer.
 
“Rezultat i asaj lufte të tmerrshme ishte humbja e rreth 11 miljon njerëzve shumica e të cilëve hebrenj të cilët u vranë nga mizoritë naziste. Historia na shërben për të kaluar të kaluarën për të mos na u përsëritur kurr”, u shpreh zv/kryeminsitri për çështje europiane Arbër Ademi.
 
“Duhet të egzistojë tolerance mes njerëzve dhe gjithsesi fjala tolerancë përkujton faktin e tolerancës mes vete, duke e tejkaluar ndjenjën e superioritetit”, tha Gonzalo De Çezare nga OSBE.
 
“Në këto treva nuk ka munguar guximi qytetar dhe bashkëveprimi human I popujve në kohë të vështira.Ky popull shpesh e ka rrezikuar edhe jetën e vet duke shpëtuar hebrenjët në luftën e dytë botërore”, tha Drejtori I ITKSHSHM, Skender Hasani.
 
Holokausti ndaj hebrenjëve është një pjesë e errët e historisë së njerzimit, që nuk guxojmë të lejojmë të përsëritet asnjëher ishte porosia e këtij debati. 
 
GYLTENE SINANI