Botë

Londër, trami del nga shinat, pesë të vdekur dhe 50 të lënduar

09.11.2016 19:45

Një tram ka dalë nga shinat në jug të Londrës, duke shkaktuar pesë të vdekur dhe 50 të lënduar...

Trami dyvagonësh është anuar në njërin krah në dalje të një nënkalimi.

Shkaku i daljes nga shinat ende nuk dihet, por për të po hetohet.

“Disa persona janë dërguar në spital me dëmtime dhe, fatkeqësisht, duket se ka pasur edhe humbje jetësh”,- thonë autoritetet policore.

Rrjeti i vetëm i tramvajit që operon në pjesën jugore të Londrës u shërben plot 27 milionë pasagjerëve, siç u regjistrua vitin e kaluar.