Futboll

Panucci: Balotelli nuk është top-lojtar

26.04.2014 16:48

Ish-mbrojtësi i Milanit, Christian Panucci, ka thanë se vetë fakti që Mario Balotelli konsiderohet si top-lojtar...

Ish-mbrojtësi i Milanit, Christian Panucci, ka thanë se vetë fakti që Mario Balotelli konsiderohet si top-lojtar, tregon se sa poshtë ka rënë futbolli italian.
 
“Nëse futbolli italian është poshtë, është sepse ne e konsiderojmë Mario Balotellin si top-lojtar”, theksoi Panucci për Sky Sport Italia.
 
“Nëse dikur Milani kishte diçka, ishte respekti që kishin mes vete. Në momentet e vështira, kjo gjë ndihmonte shumë që të zgjidhen problemet. Kështu që, ne nuk duhet të merremi me veprimet e tij, ne duhet t’i pranojmë ato”, shtoi ish-mbrojtësi Rossoner.
 
“Kampionë të mëdhenj janë lojtarët tjerë. Milani është i vetmi ekip ku ai ka qenë gjithmonë shartues, të paktën deri më tani”, përfundoi italiani.