Maqedoni
Dhjetë persona janë lënduar lehtë në aksidente në Shkup
10.11.2016 10:23
Dhjetë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë aksidente komunikacioni, ndërsa dëm material është shkaktuar...

Dhjetë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë aksidente komunikacioni, ndërsa dëm material është shkaktuar në gjashtë aksidente të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.
Policia rrugore sot kumtoi se gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve. Dymbëdhjetë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patenetë shoferi ose me automjet të paregjistruar, tre kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 10 shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë folur në celular.
Janë zënë edhe 65 automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme dhe 19 këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimeve për këmbësorë ose në dritë të kuqe të semaforit. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 76 automjete.
Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot me fillim në orën 19 në hapësirat e stacionit policor në Gazi Babë do të mbajë punëtori edukative në të cilën do të marrin pjesë qytetarë të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorit.
Në suaza të projektit "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" do të realizojë punëtori edukative në SHF "Lazo Angelovski" me nxënësit e klasës së katërt, e cila gjendet në rajonin e komunës së Aerodromit.
Për sot me fillim në orën 18:45 në qendrën sportive "Boris Trajkovski" në suaza të Ligës së kampionëve do të luhet ndeshje ndërkombëtare e hendbollit mes Metalurgut dhe Monpeles nga Franca. Me qëllim të zhvillimit papengesa dhe të sigurt në këtë manifestim sportiv, nga policia rrugore do të ndërmerren masa të nevojshme për sigurim të komunikacionit./Mia
