Kulturë

Në Shkup u mbajt festivali i këngës për fëmijë “Ylberi”

26.04.2014 18:02

“E ëmbla”, me tekst të Menderez Lumanit dhe “Ky vullkan prej dashurie“...

“E ëmbla”, me tekst të Menderez Lumanit dhe “Ky vullkan prej dashurie “, me tekst të Ali Qerimit ishin dy prej këngët që u interpretuan në festivalin më të dashur për fëmjë “Ylberi”, i cili këtë vit shënon 15 vite nga fuksionimi.
 
Përndryshe numri I këngëve që interpretuan arriti në 25.
 
Si cdo herë festivali u nda në dy pjesë fëmijë që garojnë nga mosha 4 vjecarë dhe fëmijë të cilët garojnë nga mosha 13 vjec.
 
“Prindërit që kanë fëmijë 15 vjet e din cdo të thotë të ruash një fëmijë aq vite, Festivali Ylberi është brend nuk kemi brend tjetër, është festivali I Shkodrës I cili ka 50 vite e dicka, por në Ballkan tek shqiptarët nuk ka ndonjë festival I cili ka traditën aq sa i Shkodrës, Ylberi në Maqedoni”, shprehet drejtori i festivalit për fëmijë “Ylberi”, Adem Imeri.
 
Fëmijët pjesmarës thonë se kanë kënaqësi që morën pjesë .
 
“Unë u prezantova me këngën “E Ëmbla”, teksti dhe muzika Menderez Lumani, juria do të vendos cfarë cmimi do të marrë por me rëndësi është pjesmarrja”, shprehet pjesmarësja në Festivalin  e fëmijëve Ylberi-2014, Ëmbla Qyra.
 
“Në sot u prezantuam me këngën “Ky vullkan prej dashurie”, qëllimi im me këtë këngë ishte të shprehja dashurin ndaj prindërve të mi”, shprehet pjesmarësja në Festivalin  e fëmijëve Ylberi-2014, Era Qerimi.
 
“Shumë mirë kalova isha me shumë emocion”, shprehet pjesmarësja në Festivalin  e fëmijëve Ylberi-2014, Edi Qerimi.
 
Salla Univerzale në Shkup sot ishte e stermbushur nga fëmijët të cilët ishin nën shoqëri të prindërve të tyre. Ata që kishin pronotuar biletat patën rastin të ndjekin interpretimin e fëmijëve nga vendi, ballkani dhe diaspora.
 
RINA TURKESHI-SAHITI