Dimitriev: Pas zgjedhjeve i rikthehemi agjendës europiane
Euroambasadori Zhbogar ia dorëzoi raportin e progresit dje pasdite edhe kryeministrit Dimitriev...

Euroambasadori Zhbogar ia dorëzoi raportin e progresit dje pasdite edhe kryeministrit Dimitriev, i cili vlerëson se vërejtjet e Brukselit janë shumë të rëndësishme dhe do të merren parasysh nga institucionet e vendit pas zgjedhjeve.
Anëtarësimi i Maqedonisë në BE mbetet prioritet i lartë për vendin, në të cilin do të fokusohemi në periudhën e ardhshme. Vërejtjet dhe këshillat i konsiderojmë si udhërrëfyes i ri për aktivitetet që duhet t’i ndërmarrim.
Me mbajtjen e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë politike, agjenda e BE-së përsëri do jetë prioriteti më i lartë për vendin, ka deklaruar Dimitriev. Euroambasadori Zhbogar edhe një herë ripërsëriti se Raporti i KE-së është i sinqertë, ashtu siç duhet të jenë raportet mes miqve.
“Shumë rekomandime të raportit mund të shfrytëzohen nga institucionet gjatë diskutimeve dhe elaborimeve të reformave që Brukseli pret nga ju pas zgjedhjeve”,- tha Zhbogar.
