Maqedoni
KShZ: Nesër afati i fundit për dorëzimin e listave
10.11.2016 12:41
Deri nesër në mesnatë partitë politike duhet t’i dorëzojnë në KShZ listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit...

Siç bëjnë të ditur nga KShZ, “deri nesër partitë politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë së bashku me vërtetimet gjyqësore. Nesër gjithashtu do të përfundojnë përgatitjet për listat në njësinë numër 7, që është rezervuar për diasporën”.
Deri më tani listat me emrat e kandidatëve të tyre i kanë publikuar PDSh dhe LSDM, BDI ka thirrur për sot këshillin e përgjithshëm partiak për të diskutuar për listat.
Ndërsa deri nesër pritet këtë ta bëjë edhe VMRO-DPMNE, si dhe partitë tjera dhe koalicionet që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e parakohshme.
