Maqedoni
Fondi për Sigurim Shëndetësor: Rritet interesimi për procedurën in-vitro
10.11.2016 14:50
FSSh ndau këtë muaj vauçerin e 1200 për in-vitro për fëmijën e parë, gjë që tregon se interesimi për këtë procedurë është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara...

Është rritur numri i kërkesave për vauçerëve të miratuar edhe për fëmijën e dytë, ku është ndarë vauçeri i 146, si dhe për fëmijën e tretë është miratuar vauçeri i pestë për vitin 2016.
“Parashikimet tona janë që deri në fund të vitit 2016 numri i vauçërëve për in-vitro do ta tejkalojë numrin e vauçerëve të aprovuar në vitin 2015, diku rreth 20%... Lehtësim për të siguruarit ishte lirimi nga participimi, respektivisht me ndryshimet ligjore nga 13.11.2015 participimin prej 6000 denarëve për shërbimin in-vitro për fëmijën e parë, të dytin, të tretin dhe të katërtin e mbulon FSSh”,- deklaroi drejtori në FSSh, Orhan Ramadani.
Është lehtësuar edhe procedura administrative, pasi kërkesa elektronike që bëhet përmes gjinekologut amë mundëson informim më të mirë të qytetarëve për dokumentacionin e nevojshëm.
Gjashtë klinika në Shkup, një në Manastir dhe një në Shtip kanë lidhur tashmë marrëveshje me Fondin Shëndetësor për procedurën in-vitro.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
