Maqedoni

Partia Liberale i ka bërë gati listat, pas 22 vitesh sërish garon e vetme në zgjedhje

10.11.2016 15:14

Partia Liberale i konfirmoi listat e kandidatëve për pesë njësitë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të caktuara për më 11 dhjetor...

Bartës i listës së kandidatëve në njësinë e parë zgjedhore do të jetë kryetari i partisë, Ivon Veliçkovski, kurse nënkryetari, Kire Buzliev, është bartës në njësinë e dytë.
 
Në të tretën, bartës është Danço Markovski, në të katërtën Danica Jovanovska. Në njësinë e pestë listën do ta kryesojë Kice Mickovski. Komiteti ekzekutiv është autorizuar që t’i konfirmojë listat eventuale të kandidatëve për njësinë e gjashtë dhe të shtatë zgjedhore.
 
“Mjaft balancuam me të tjerët në kurriz të qëndrimeve të liberalëve. Kushdo që do të mbështesë platformën tonë, mbështet një platformë të qartë të bllokut qytetar bazuar në anti-pupulizëm, realizëm, pa u blerë, pa u kërcënuar e pa asnjë trysni. Ata që na mbështesin do na mbështesin sepse duan dhe sepse me këtë zgjedhje do të mbrojnë lirinë”,- deklaroi kryetari i Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski.
 
Kreu i liberalëve ftoi mbështetësit jo vetëm të partisë, por edhe votuesit e papërcaktuar, t’i bashkëngjiten opsionit që ata ofrojnë, sepse, sipas tij, vendit i duhet një politikë opozitare për të fituar ndaj pushtetit e jo për të kohabituar me pushtetin.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU