Maqedoni
Kumanovë, marsh solidarizues për Astrit Deharin
10.11.2016 15:31
Me moton “Një lule për Astrit Deharin”, kumanovarët organizuan një marsh solidarizues për humbjen...

Me moton “Një lule për Astrit Deharin”, kumanovarët organizuan një marsh solidarizues për humbjen e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosja”, Astrit Deharit, me origjinë nga Sllupçani i Likovës. Ai, ditë më parë ndërroi jetë, në rrethana ende të pasqaruara, në qelinë e burgut të Prizrenit.
“Sot, me anë të këtij marshi solidarizues, ne bashkërisht shprehim ngushëllime dhe solidarizohemi me familjen Dehari. Ne nga Kumanova për Astritin ndamë vetëm një lule, me shpresë se është i kënaqur me aromën e luleve të parajsës. Kumanova sot qan për ty Astrit”,- deklaroi Xhenis Sulimani nga Këshilli organizativ.
Marshi filloi para Gjimnazit “Sami Frashëri”, për të vazhduar nëpër rrugët qendrore të qytetit për të përfunduar në sheshin e qytetit të Kumanovës.
NEXHAT AQIFI
