Maqedoni

MOST me 1712 monitorues në zgjehdje

26.04.2014 18:07

Asociacioni Qytetarë “Most”, raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare 2014...

Asociacioni Qytetarë “Most”, raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare 2014, do ti vëzhgojë me 1712 monitorues, këtu përfshihen edhe po aq  njësi zgjedhore në të gjitha komunat.
 
“Vëzhguesit e “MOST-it”,do të jenë statik  dhe gjatë tërrë ditës do të ndjekin procesin e votimit në vendvotime. Pos asaj “MOST” do të ketë në terren edhe 84 ekipe të mobilizuara me nga 2 vëzhgues të cilët do të jenë si përkrahës logjistik”, shprehet drejtori ekzekutiv i MOST-it.
 
MOST beson se pjesëmarrësit në ditënë e votimit do të tregojnë kulturë të lartë dhe do se qytetarët do të dalin të shprehin të drejtën e tyre. MOST u bëri me dije qytetarëve se vëzhgues të këtij asociacioni janë vetëm ata persona që do të mbajnë në ditën e nesërme kanatjere me ngjyrë të verdhë dhe logon e tyre, të shkruar monitorin 2014 në anë e majtë, si monitories do të njihen ata që do të kenë akreditim 2014-2016 të dhënë nga MOST-I.  
 
Qytetarët mund tu drejtohen atyre për ndonjë parregullësi drejtpërdrejt në vendvotime apo në linjën telefonike 080 080 080. Nga MOST gjithashtu kanë ftuar qytetarët që në raste se  që nuk e din ku të realizojnë të drejtë  e tyre të klikojnë  faqen e internetit www.izbirackispisok.gov.mk.
 
RINA TURKESHI-SAHITI