Maqedoni

Raporti i progresit, Peshevski: Objektiv, vendi ka krizë politike

10.11.2016 16:00

Raport-progresin e kushtëzuar për Maqedoninë, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski...

Raport-progresin e kushtëzuar për Maqedoninë, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, e vlerëson objektiv për shkak se është publikuar në kohën kur Maqedonia gjendet në një situatë të ndërlikuar politike. 
 
“Mendoj se më e rëndësishme tani është që të jemi të përkushtuar në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe më vonë qeveria e ardhshme me mandatin që do ta fitojë, me kapacitetin e plotë do t’i japë fund edhe krizës politike, si dhe do të japë një impuls të ri drejt zgjidhjes së problemeve reale të qytetarëve, të cilat disa janë notuar në raport, por disa të tjera i dimë vet ne. Raporti është një dokument i mirë, i cili duhet të analizohet, por duhet të merret parasysh edhe koha kur është publikuar ai raport”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski.
 
Sipas tij, raporti i KE-së duhet analizuar në mënyrë që të detektohen të gjitha problemet, por më e rëndësishme, sipas tij, për momentin është mbajtja e zgjedhjeve të rregullta dhe demokratike të cilat duhet t’i japin fund krizës politike.
 
ERSAN PAJAZITI