Maqedoni
“Aleanca për shqiptarët”, LR-PDSh, UNITETI dhe RDK dakordohen për listat
10.11.2016 18:26
Edhe krerët e Lëvizjes për Reforma në PDSh, UNITETI-t dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare nënshkruan listat për deputetë...

Edhe krerët e Lëvizjes për Reforma në PDSh, UNITETI-t dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare nënshkruan listat për deputetë, të cilat do të dorëzohen në KShZ në afatin e paraparë, deri nesër në mesnatë.
Edhe pse nuk janë bërë publike nga vetë krerët e koalicionit, “Aleanca për shqiptarët” jozyrtarisht mësohet se në njësinë e 6 zgjedhore do të konkurrojë si bartës liste kreu i LR-PDSh-së, Ziadin Sela, i pasuar nga Vesel Memedi i RDK-së.
Në njësinë e parë bartës do të jetë Zulfi Adili nga UNITETI, i pasuar nga Arben Taravari i LR-PDSh-së. Gjithsesi, pritet konfirmimi zyrtar dhe listat e plota nga koalicioni.
