Maqedoni

Lëvizja “Besa”, kryesia mblidhet për listat e deputetëve

10.11.2016 18:45

Edhe Lëvizja “Besa” po diskuton në mbledhjen e kryesisë qendrore për emrat e kandidatëve që do t’i përbëjnë listat e deputetëve...

Mediat kanë bërë publike tashmë disa nga emrat e propozuar për të qenë bartës të listave të Lëvizjes “Besa”, por ato mund të ndryshojnë në varësi të diskutimeve që po vazhdojnë edhe në këto momente.

Mediat tashmë po kalkulojnë me emrat e bartësve të mundshëm, ku kreu i “Besës”, Bilall Kasami, pritet të garojë me liderët e tjerë në njësinë e 6 zgjedhore, përfliten edhe emrat e Zekirja Ibraimit për njësinë e parë, Afrim Gashit në të dytën dhe Arben Llabënishtit në të 5.

Por, ende pritet që emrat të konfirmohen zyrtarisht nga “Besa”.