“Amnesty International”: Trump të respektojë të drejtat e njeriut
Organizata “Amnesty International” i bëri thirrje presidentit të ri amerikan t’i përkushtohet çështjes së të drejtave të njeriut...

Organizata “Amnesty International” i bëri thirrje presidentit të ri amerikan t’i përkushtohet çështjes së të drejtave të njeriut.
“Presidenti i zgjedhur Trump duhet të përkushtohet ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut pa diskriminim”,- tha drejtorja ekzekutive e organizatës përmes një deklarate.
Gjatë fushatës së tij thuajse dyvjeçare, Trump u zotua se do të ngrinte një mur në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën dhe se madje do të detyronte Meksikën të paguante për murin, për të penguar imigracionin e paligjshëm në ShBA.
Ai gjithashtu bëri thirrje për të mos i lejuar imigrantët myslimanë të hyjnë në vend.
“Kjo retorikë nuk mund dhe nuk duhet të bëhet politikë e qeverisë amerikane. Komentet ksenofobike, seksiste dhe me urrejtje që ka bërë Trump gjatë fushatës nuk kanë vend në qeveri”,- thuhet në deklaratën e Organizatës “Amnesty International”.
