Botë

“Charlie Hebdo” godet sërish, shënjestër e satirës Barack Obama

10.11.2016 19:25

Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” nuk e ka kursyer cinizmin ndaj presidentit në ikje të Shteteve të Bashkuara...

Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” nuk e ka kursyer cinizmin ndaj presidentit në ikje të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pas zgjedhjes së Donald Trump.
 
“Obama tani është një qytetar si gjithë të tjerët”,- ka qenë titulli i radhës i gazetës së njohur për tonet e saj sarkastike.
 
Për të treguar realitetin e ri të presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës, Hebdo ka publikuar një kopertinë të verdhë që e tregon atë të tmerruar teksa ia mbath nga dy policë të bardhë që i qëllojnë me armë. 
 
Problemi i tensioneve racore dhe numri në rritje i qytetarëve me ngjyrë të vrarë nga policia ishin tema të nxehta të aktualitetit amerikan dhe gjatë fushatës presidenciale, ku Trump nuk i kurseu deklaratat e rënda në dëm të komunitetit afro-amerikan.