Maqedoni
Pa energji nesër disa pjesë të Sarajit, Petrovecit, Kisella Vodës, Shuto Orizarës dhe Karposhit
10.11.2016 20:50
Pa energji nesër do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Saraj, Petrovec, Kisella Vodë...

Shuto Orizarë dhe Karposh, informojnë nga QRMK e Qytetit të Shkupit.
Nga ora 8:30 deri në orën 15:00 pa energji do të jenë disa pjesë nga f.Shishevëdhe f.Semenisht në komunën Saraj, nga ora 8.30 deri në orën 16:00 shfrytëzuesit nga rr. nr.1 në f.Ognjancë në komunën petrovec, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 12:30 shfrytëzuesit nga rr."Eftim Sprostranov" në komunën Kisella Vodë.
Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00 pa energji do të jenë shfrytëzuesit nga rr."Indira Gandi" nga nr. 90 deri në nr. 140 në komunën Shuto Orizarë, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 edhe shfrytëzuesit e një pjese të rr."Njudelhiska" dhe rr."Bahar Mois" në komnën Karposh.
Ndërprerja në furnizimin me energji elektrike, siç thonë nga QRMK e Qytetit të Shkupit, është për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjet./mia
