Maqedoni
Diplomatët apelojnë për zgjedhje demokratike
26.04.2014 18:25
Ambasadorët e SHBA-ve BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës...

Ambasadorët e SHBA-ve BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës kanë apeluar që zgjedhjet e nesërme në vend të jenë të lira dhe demokratike.
“Ju bëj thirrje që të dielën që vjen patjetër të dilni dhe të votoni. Të shfrytëzoni të drejtë tuaj kushtetuese për të zgjedhur presidentin dhe qeverin tuaj. Vendosni lirshëm dhe në mënyrë të pavarur. Mos lejoni që në vendimin tuaj të ndikoj qoftë ndonjë person ose organizatë”, shprehet ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Gudrun Shtajnaker.
“Zgjedhjet janë edhe një mundësi për tu bërë një vlerësim për përgaditjen e vendit për tu anatarsuar në Bashkimin Evropian. Dhe vlerësoj se vlerësimet e monitoruesvë të brendshëm dhe të jashtëm do të jenë positive dhe do të jetë mundësi për të filluar bisedimet për antarsim”, shprehet ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Kristofer Ivon.
“Ju lutem shfrytëzoni të drejtën tuaj, uroj që kjo të bëhet në mënyrë të lirë të qetë dhe dekomratike pasi kjo do të jetë pasqyrë për shtetin”, shprehet ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazarato.
Edhe Perfaqesitë diplomatike të SHBA-ve dhe BE-së në Shkup, nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë apeluar për zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Ditën e diel, qytetarët e këtij vendi do të kenë mundësinë të votojnë për të zgjedhur presidentin dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Zgjedhjet e besueshme dhetransparente janë themel i të gjitha demokracive. OSBE/ODIHR do të bëjë vlerësimin e procesit zgjedhor në tërësi, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin e vendit”, thekson deklarata.
RINA TURKESHI-SAHITI
