Putin dhe Trump shumë të ngjashëm
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, tha se Vladimir Putin “shpreson vërtetë” të përmirësojë marrëdhëniet...

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, tha se Vladimir Putin “shpreson vërtetë” të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani që Donald Trump u zgjodh president i ShBA-së.
Petkov përshkroi Trumpin dhe Putinin si “dy persona të ngjashëm” në mënyrën se si e shohin botën.
“Rusia, – shtoi ai – po shpreson në marrëdhënie të mira në një nivel personal”.
Megjithatë, Petkov tha se do të duhet kohë për të përmirësuar marrëdhënien, që sidomos kohët e fundit kanë qenë shumë të ftohta dhe në pikat më të ulëta prej dekadash.
Dyshimet mbi marrëdhënien e Trumpit dhe qeverinë e Putinit e shoqëruan atë gjatë gjithë fushatës presidenciale.
Peskov tha se disa ekspertë rusë ishin në kontakt me disa anëtarë të stafit të Trumpit gjatë fushatës së tij, por mohoi se qeveria ruse apo agjencitë e sigurisë kishin të bënin me sulmet kibernetike ndaj Partisë Demokratike.
